Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ronaldo: Ndihem 23-vjeçar, dua të fitoj gjithçka me Juven

Cristiano Ronaldo zbarkoi në Itali, ku kreu vizitat mjekësore, takoi skuadrën e trajnerin dhe në fund doli në konferencën e parë për shtyp si futbollisti më i ri i Juventusit.

Ylli portugez u prit nga mijëra tifozë bardhezi, të cilët nuk e fshehën entuziazmin e transferimit të shekullit, që do të sjellë impakt jo vetëm te Juventusi, por edhe në kampionatin italian. Në fjalët e para si bardhezi, Ronaldo zbuloi pse zgjodhi t’i bashkohej Juves, arsyet e largimit nga Reali, por edhe të ardhmen e tij në kombëtaren portugeze.

Pse zgjodhët Juventusin?
Ka qenë një zgjidhje e lehtë në fakt. Juventus është një nga skuadrat më të mira në botë dhe shokët më kanë thënë gjithmonë se është një skuadër ku duhet të luaj. Është një hap i rëndësishëm për mua, pasi vij në një klub të madh, me një president dhe trajner të madh.

Çfarë të ka mbetur tjetër për të arritur? Thonë se synon 7 Champions dhe 7 Topa të Artë…
Jam një person të cilit i pëlqen të mendojë vetëm për të tashmen, E tashmja ime është e lidhur me futbollin dhe unë ndihem ende shumë i ri dhe i aftë për të dhënë më të mirën në këtë sport. Më kanë pëlqyer sfidat që kur isha te Sportingu dhe te Manchesteri, ndaj edhe mendova t’i bashkohem bardhezinjve. Tashmë Juventusi është një sfidë e re për mua, që nuk kam dyshim se do të jetë e suksesshme, pasi të gjithë bashkë do të punojmë për t’ia dalë.

Jeni larguar në një mënyrë të trishtë nga Reali i Madridit… A do të vijoni ende të kontribuoni për Portugalinë?
Nuk jam larguar aspak në një mënyrë të trishtë, thjesht kam bërë një hap të rëndësishëm në karrierën time. Shikoni futbollistët e tjerë të moshës time, që shkojnë në vende si Kina, SHBA-ja, Emiratet Arabe etj., ndërsa unë përtej modestisë po vij në një klub të madh, ku do të mund të luaj në nivele të larta dhe të luftoj për objektiva madhorë. Sa i përket kombëtares, nuk do t’ia kthej asnjëherë shpinën. Do të jem gjithmonë i gatshëm për të kontribuuar për Portugalinë, sa herë që të më kërkohet dhe të kem mundësi.

Miliona juventinë janë lumturuar tani, por edhe miliona madrilenë po qajnë në këto momente…
Siç e thashë edhe më herët, në Madrid kam kaluar një etapë mjaft të rëndësishme të jetës time. Kam fituar shumë dhe shoqëria më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, por tani jemi në një fazë tjetër të jetës. Dua t’i falënderoj të gjithë madrilenët, por tani duhet të përqendrohem në sfidën time të re, ku jam maksimalisht i përqendruar dhe motivuar për të dhënë më të mirën. Kam lënë gjurmë në Manchester dhe në Madrid, ndërsa dua të bëj të njëjtën gjë edhe te Juventusi. Unë jam ambicioz dhe nuk dua të mbetem në atë çfarë kam dhënë për futbollin, por dua të shoh përpara dhe të bëj akoma më shumë.

Historia ka treguar se kampionati italian është shumë i vështirë, pasi është shumë fizik dhe taktik. A ka qenë kjo një ra nga sfidat që jua kanë shtyrë drejt Juventusit?
Siç e thashë edhe më herët, më pëlqejnë shumë sfidat. Është një kampionat shumë i vështirë dhe shumë taktik, por unë dua të provoj të bëj më të mirën edhe këtu. Duhet të dini se në karrierën time nuk ka pasur asgjë të lehtë, por të gjitha i kam arritur falë dëshirës për të punuar dhe për t’u përmirësuar.

Tifozët këtë mëngjes ju kanë kërkuar Championsin. Sa peshon fakti që Juventusi shpreson te ju, për të fituar këtë trofe?
Champions League është një trofe shumë i vështirë për t’u fituar, për faktin e thjeshtë se të gjitha skuadrat duan ta fitojnë. Juventusi i ka shkuar shumë herë pranë, por nuk ia ka dalë, pasi finalet janë të paparashikueshme. Unë premtoj se do të luftojmë për të fituar Championsin, Serinë A dhe Kupën e Italisë, por më pas fusha do të tregojë se sa do t’ia dalim.

Më 3 prill shënuat një gol “magjik” ndaj Juventusit dhe tifozët bardhezinj ju duartrokitën, ndonëse i ndëshkuat. Sa peshoi ai moment, për të zgjidhur Juventusin?
Ka qenë një moment i veçantë, pasi u mirëprit një gol vërtetë i bukur. Natyrisht që kjo më jep shtysë që të nis mirë këtë aventurë të re dhe me entuziazmin e duhur,. Shpresoj shumë që falënderimin tifozëve të Juventusit, t’ua jap në fushë, sepse aty unë di të shprehem më mirë sesa me fjalë.

Natën e finales së Kievit e kishin vendosur transferimin te Juventusi? Si ndiheni fizikisht dhe mendërisht?
Jo, atë natë nuk ishte vendosur asgjë. Emocionalisht, fizikisht, por edhe mendërisht, jam shumë mirë dhe i lumtur për këtë transferim. Siç e thashë edhe më herët, fakti që jam te Juve në moshën 23 vjeçare… më falni 33, do të thotë që unë jam ndryshe nga të tjerët fizikisht, pasi futbollistë të kësaj moshe shkojnë në kampionate më komode, ku vrapohet më pak dhe ka më pak cilësi në fushë. Kjo është një arsye më shumë që të bëj më të mirën, për t’i bindur të gjithë se unë e meritoja një marrëveshje të tillë.

A ka qenë oferta e Juves, e vetmja që ju ka ardhur?
Po, ka qenë e vetmja ofertë dhe e mirëprita menjëherë.

E keni vendosur me Allegrin, se kur do të debutoni me Juventusin?
Jo. Fillimisht do të filloj stërvitjen dhe më pas dua që të debutoj që në javën e parë të kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...