Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Cristiano Ronaldo “i përjetshëm”, shënon tregolësh dhe i jep fitoren Manchester United

Cristiano Ronaldo është thjesht një “hyjni” i futbollit. Cr7 hyri në historinë me tregolëshin e shënuar ndaj Tottenham Hotspur, që u mjaftoi “Djajve të Kuq” të fitonim 3-2 në “Old Trafford”, për t’u ngjitur të paktën përkohësisht në vendin e katërt në Premier League. Portugezi bëhet futbollisti i dytë më i vjetër në Premier League, pas Teddy Sherigham, që arrin të realizojë tre gola në elitën e futbollit francez.

Të parin portugezi e realizoi në minutën e 12-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, e pakapshme për Hugo Lloris. Tottenhami ia doli të barazonte në minutën e 35-të me Harry Kane, që shndërroi në gol një 11-metësh, por vetëm tri minuta më vonë CR7 gjeti sërish rrjetën, pas pasimit të Sanchos.

Në minutën e 72-të, Harry Maguire në mënyrë të pavullnetshme e dërgoi topin në portën e tij, me rezultatin që kthehet për herë të dytë në ekuilibër, por Ronaldo nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Në zhvillimet e një këndoreje, portugezi kërceu me kokë mbi të tjerët, duke shënuar një gol fantastik me kokë, i 807-ti në karrierë, si askush në parë në historinë e futbollit. Rangnkick, pas golit të tretë, e uli menjëherë në stol, duke hedhur në fushë Lindelof për të mbrojtur rezultatin. Përfundoi 3-2 sfida në “Old Trafford”, ku Cristiano Ronaldo përjetoi një nga mbrëmjet më magjike të karrierës së tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...