Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cristiano Ronaldo: Ja diferenca me Messin, personifikohem me…  

Vetëvlerësimi është një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronldos. Edhe në intervistën e fundit dhënë për Dazn, doli në pah me të gjithë forcën, sidomos kur i kërkohet një mendim për krahasimin me Lionel Messin. Ata janë dy lojtarët më të mirë në botë të 15 viteve të fundit.

“Diferenca mes meje dhe Messit? Unë kam luajtur në klube të ndryshme dhe e kam fituar Championsin me skuadra të ndryshme.”

Një “shigjetë” e vogël, por që bëhet më “shpuese” kur Ronaldo vijon më tej.

“Kam qenë golashënuesi më i mirë i Championsit për 6 sezone radhazi. Nuk ka shumë futbollistë që e kanë fituar 5 herë Champions League-n, për këtë arsye unë mund të identifikohem me këtë kompeticion.”

Është njësoj si të thuash, Championsi jam unë. Në fund të fundit, tek Juventusi mbërriti pikërisht për të sjellë në Torino Kupën me veshë të mëdhenj. Në tentativën e parë nuk ia doli, por ka edhe tre vite kontratë me bardhezinjtë. E duke folur për Messin, Ronaldo nuk mund të jetë aq shumë egoist sa të rezervojë vlerësime për “Pleshtin”.

“Messi është një lojtar i shkëlqyer që do të kujtohet jo vetëm për Topat e Artë që ka fituar, por edhe sepse është përmirësuar, sikurse unë, vit pas viti. Zgjohem çdo ditë me idenë se duhet të stërvitem për të patur gjithmonë diçka më shumë dhe jo vetëm për të fituar. Falë Zotit nuk më mungojnë paratë. Dua të fitoj një vend në historinë e futbollit.”

Në fakt, sido që të shkojë, Ronaldo ia ka dalë mbanë të jetë pjesë e historisë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...