Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Cristiano Ronaldo, “kriptomonedha” e futbollit

Nga Javi Amaro (Marca)

Një nga gjërat më të vështira në jetë është të dish të tërhiqesh (largohesh). Nuk ka rëndësi nëse është një vend, një punë, një pozicion apo një marrëdhënie. Nuk ka rëndësi nëse je më i miri apo më i keqi, është një mashtrim i rremë, gjithmonë dëshiron ose mendon se mund të bësh më shumë dhe është pothuajse gjithmonë një gënjeshtër.

Cristiano Ronaldo ka akuzuar ish-trajnerin e tij, ka dalë hapur kundër klubit. Nuk ka kursyer ish-kapitenin e tij, njerëzit e tjerë të klubit dhe kushedi se kë tjetë. Kjo telenovelë do të vazhdojë derisa të largohet përfundimisht nga Manchester United.

Le të marrim dy shembuj… dy numra një. Çfarë ndryshimi, çfarë mënyre për të ditur se si të fitosh dhe të humbësh. Cristiano vs Nadal. Rafa lufton për të qenë numri një. CR për të gjetur dikë që e do atë. Dhe askush nuk e do. Vlera së tij po bie. Në peshë… njeriu ndihet si një nga lojtarët më të mirë në histori, një djalë me epërsi, prestigj dhe respekt nga të gjithë. Cristiano tani do të jetë vetëm sulmuesi i “siuuu”. Sa turp, mund të kishte qenë Di Stefano i Realit të Madridit.

Nuk ka udhëzime apo manuale për mënyrën më të mirë për t’u tërhequr. Është më mirë ta kuptosh kur vjen momenti. Ndonjëherë ka shenja që tregojnë se do të ishte e këshillueshme të merrej një vendim. Për CR7 janë dritat e neonit në Mançester, megjithëse portugezi duket i gatshëm të vazhdojë të humbasë kohë, prestigj dhe gëzim.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...