Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cristiano Ronaldo më i miri në Europë

Cristiano Ronaldo më i miri në Europë. Krahas hedhjes së shortit të Champions League, në Monaco të Francës, u shpërndanë dhe cmimet për lojtarët më të mirë në Europë për meshkuj dhe femra. Ylli i Realit të Madridit ishte personi i cili arriti të rrëmbentë këtë cmim, falë suksese të shumta që ka arritur përgjatë sezonit 2016-2017 me fanellën e klubit Los Blancos. Ishte presidenti i Uefas, Alekasnder Ceferin ai i cili zbului emrin e portugezit si fitues. Katër herë fituesi i Topit të Artë, arritit të mposhtë në këtë garë dy kandidatët e tjerë sic ishin poriteri i Juventusit, Giannluiggi Buffon dhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. Ky është  viti i dytë rradhazi që Ronaldo arrin ta fitojë këtë trofe personal.

Ndërkohë që për femra ishte holandezja, Lieke Martins, ajo që u shpall si lojtarja më e mirë në Europë për femra. Gjatë shorteut të hedhur në Monaco, u akorduan dhe cmime të tjera si,portieri më i mirë i Champions League për sezonin 2016-2017 iu dha, gardianit të Juventusi, Giannluiggi Buffon. Për repartin e mbrojtjes u shpall, Sergio Ramos, në mesfushë Luka Modric dhe për sulmin Cristiano Ronaldo, me këtë të fundit që del tejet i kënaqur nga ceremonia me dy trofe personal. Gjithashtu në dhënien e ketyre cmimeve ajo cka bie në sy është se mbizotërojnë futbollistët e Realit të Madridit, të cilët kanë arritur të realizojnë një sezon të jashtëzakonshëm. U nderua nga presidenti i Uefas, Alekasnder Ceferin dhe ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesko Totti, i cili u nderua me cmimin e karrierës. Në fjalën e tij, Totti u shpreh si ndihej i emocionuar, gjithashtu ndihet krenar për atë cka ai ka dhënë për Romën në 25 vite si pjesë e kësaj skuadrë.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....