Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Crotone ‘përmbys’ Bolognën, Ajeti e shijon nga stoli

Crotone bën befasinë që në ndeshjen hapëse të javës së 12, të Serisë A, teksa mposht me përmbysje Bolognën në “Dall’ara”. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti, humbi në pjesën e parë 2-1, por përmbysi gjithçka në të dytën, duke marrë një 3 pikësh me mjaft vlera, në një fushë të vështirë.

Kroati Budimir ishte heroi i Crotones, me 2 golat e shënuar, ndërsa tjetri u shënua nga Trotta me 11 metërsh. Nga ana tjetër, edhe talenti i Bolognës, Simone Verdi shënoi 2 golëshin e parë në Serinë A, por që nuk i shërbeu aspak skuadrës së tij.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlin Ajeti e pa të gjithë 90 minutëshin nga stoli, për të 3-tën javë me radhë, si ndëshkim për formën e dobët të paraqitur në humbjen 5-0, ndaj Sampdorias.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...