Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Crotone shkarkon trajnerin, ia beson pankinën Serse Cosmit

Sezoni ne kaluar Giovanni Stroppa ia doli të ngjitë Crotonen në Serinë A, por eksperienca në elitën e futbollit italian nuk ka rezultuar aspak pozitive deri tani për klubin kalabrez, që në 24 ndeshje ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe pozicionohet në vendin e fundit.

Mbijetesa duket një mision i pamundur për Crotonen, megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Stroppa mesditën e sotme, për t’i dhënë një shkundje ambientit deri në fund të sezonit.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kalabrez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ndërsa vendin e Stroppës pritet ta marrë një trajner që i mungon Serisë A prej shumë sezonesh, 62-vjeçari Serse Cosmi.

Ky i fundit gjatë viteve të fundit ka drejtuar klube të ndryshme në Serinë B dhe pritet që sot të firmosë me Crotonen, ku do të mundohet të bëjë një figurë të mirë deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...