Pavarësisht merkatos së çmendur, Chelsea po dhuron performanca negative në fushë. “Blutë e Londrës” e kanë nisur sezonin e ri ashtu siç mbyllën të vjetrin.
Dhe pas javës së pestë në Premier League, skuadra e Mauricio Pochettinos numëron vetëm 5 pikë. Trajneri argjentinas e lidh “krizën” me mungesat e shumta.
“Kemi shpenzuar shumë, prandaj pritshmëritë janë të mëdha. Ky është një realitet që nuk e ndryshoj dot. Ne jemi konkurrues me kontingjent të plotë, por nuk i kam të gjithë të gatshëm.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Çfarë mund të bëj me kaq mungesa?! Ndaj Bournemouth kishim plot 12 lojtarë të dëmtuar”, theksoi Pochettino pas barazimit 0-0 në transfertë.
Teksa merr në mbrojtje ukrainasin Mykhailo Mudryk. Chelsea shpenzoi në janar 100 mln euro për kartonin e tij, por 22-vjeçari akoma nuk ka shënuar golin e parë me Chelsean.
“Mykhailo po përmirësohet, por i duhet kohë për të mësuar. Premier League është shumë e shpejtë. Unë mendoj se ai duhet ta kuptojë më mirë lojën që zhvillohet këtu.
Duhet të përpiqet të lidhet më shumë me skuadrën. Ne duhet t’i japim kohë për ta marrë veten dhe për t’u përmirësuar gjatë sezonit”, përfundoi trajneri latin.
