Dashuria nuk njeh moshë, madje kur e ke ndarë mendjen nuk pyet as për atë që mendon babai.
Ky është rasti i djalit të një prej basketbollistëve më të mëdhenj të historisë së basketbollit, për të mos thënë më i miri.
Marcus Jordan, 32-vjeç, djali i legjendës Michael Jordan, ka vendosur të martohet me ish-partneren e Scottie Pippen, Larsa Pippen.
Lexo edhe:
- Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk
- Arabia Saudite spostohet në Europë? Përfaqësuesja do të luajë dy ndeshje miqësore në Angli
- Mesfushori Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi
- VIDEO/ Penalltia më e çuditshme ndonjëherë, topi përplaset në traversë dhe “rikthehet” në portë
Edhe pse Miachael e ka shprehur hapur kundërshtinë për këtë lidhje, Marcus nuk do t’ia dijë: “Po kërkojmë një vend për dasmën, caktimi i datës është në proces.”
Michael Jordan dhe Scottie Pippen dikur përbënin një dyshe spektakolare mbi parket, por, çuditërisht, sot jo vetëm që nuk kanë marrëdhënie të mira, por janë armiq të përbetuar.
Kujtojmë që Scottie Pippen ka qenë i martuar për 19 vite me Larsan.
