Cuadrado do t’u nënshtrohet testeve mjekësore me Interin për të firmosur përfundimisht kalimin te klubi “zikaltër”.
Megjithatë duhet theksuar se kolumbiani nuk është aspak i mirëpritur nga tifozët e Interit.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Përfundon ëndrra Champions, eksperienca e Zalgiris eliminon Strugën
- Trajneri Linfield paralajmëron skuadrën: Përgatituni për më të keqen, në Shqipëri na lanë pa top
- Në Razgrad për të vazhduar ëndrrën Champions, Ballkanit të Dajës i duhet edhe një tjetër sforco
- VIDEO/ Partizani shpërdoron pa fund, Bate Borisov dy gola me vetëm dy raste
Këta të fundit kanë dalë sot për ta pritur me banderolë ku shkruhet: “Deri tani ke bërë gjithçka për ta bërë veten të urryer. Nëse dëshiron diçka tjetër, të takon ta provosh”.
Pas kryerjes së të gjitha testeve mjekësore, lojtari do të shkojë në seli për të firmosur deri në 2024-ën, vit në të cilin do të paguhet 2.5 milionë euro.
Më pas, vetë Cuadrado do të duhet të fitojë dashurinë dhe respektin e tifozëve në fushë, siç shkruhet edhe në banderolë.
