Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Cuculi “ngjyros” blu Gjilanin, Drita fiton derbin e Anamoravës

Një gol i Ardian Cuculit në minutën e 29’ të takimit ka mjaftuar që derbi i Anamoravës të shkojë për Dritën që ia ka dalë të “ngjyrosë” blu qytetin e Gjilanit, falë fitores minimale 1-0 pasditen sotme.

Nën një atmosferë spektakolare të krijuar në shkallët e stadiumit nga tifo-grupi i Gjilanit “Skifterat” dhe ai i Dritës “Intelektualët”, derbi i qytetit ishte shumë i luftuar nga të dy skuadrat, por u vendos nga një gol i mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia Veriore.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Gjilanin, që mbetet në kuotën e 12 pikëve, por tashmë i parakaluar nga 5 skuadra të tjera, mes tyre edhe Drita, që gjen suksesin pas dy barazimeve radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë.

Prishtina ia ka dalë të marrë fitoren e tretë brenda javës nën drejtimin e ish mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare Armend Dallkut, por edhe të katërtën sezonale, teksa triumfoi me rezultatin e thellë 0-3 në transfertën ndaj Vushtrrisë.

Dallku u ul në stol të shtunën e kaluar, në prag të ndeshjes me Gjilanin dhe brenda 8 ditëve ka udhëhequr kryeqytetasit drejt 3 sukseseve, 1-0 nga gjilanasve, 2-0 ndaj Dukagjinit dhe 0-3. Sot ndaj Vushtrrisë.

Alban Shillova zhbllokoi sfidën për kryeqytetasit që në minutën e dytë, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Hoxhaj shënoi një autogol, duke dyfishuar avantazhin për Prishtinën. Në pjesën e dytë ishte Thaçi që shënoi edhe golin e tretë për bardheblutë, duke vulosur suksesin e radhës.

Vazhdon me ecurinë mjaft pozitive edhe skuadra e Ballkanit, që sot ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Drenicëës, ndeshje që u vendos nga një gol i shënuar nga Topalli në minutën e katërt të takimit.

Skuadra nga Theranda, me këtë fitore është ngjitur në renditje në kuotën e 14 pikëve, aq sa kanë edhe Drita e Llapi, vetëm një pikë më pak se Feronikeli që kryeson tabelën në IPKO Superligën e Kosovës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...