Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi iu nënshtrua një operacioni në Shkup, pasi dëmtoi krahun në pjesën e bërrylit, gjatë derbit të Anamoravës ndaj Gjilanit, këtë të diel.
Futbollisti la fushën e lojës para kohe për shkak të dëmtimit dhe pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos për operacionin, që u krye sot me sukses dhe tashmë Cuculi ka nisur rikuperimin.
Mbrojtësi 33-vjeçar nga Kërçova do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 6 javë dhe rikthimi pritet vetëm në fund të muajit janar, duke llogaritur edhe pushimin e IPKO Superligës.
