Kupa e Shqiperise

Cuculi: Pas Partizanit më “gozhduan”, sot tregova se jam profesionist

Intervista e qendërmbrojtësit të Kukësit, Ardian Cuculi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që verilindorët fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Teutës, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

A ishte një kualifikim i merituar?
Kanë qenë dy ndeshje të luftuara shumë. Në Durrës kemi bërë 80 minuta shumë të mirë, por pastaj bëmë një tërheqje dhe e pësuam. Në ndeshje ne dytë dolëm fitues, ndaj jemi të kënaqur.

Sa e vështirë ishte për ju të luanit, pas asaj që ndodhi në Shkodër, ku morët edhe kritikat nga ana e presidentit?
Nuk ka qenë aspak e lehtë, por ne jemi profesionistë. Pati një fryrje shumë të madhe edhe nga ana e opinionit, por kritikat e presidentit pranohen, pasi është ai që jep rroga. Kam pasur edhe momente negative, por unë sot u ndjeva mirë që të bëj më të mirën dhe të tregoj vlerat.

Asani tha se ju e kishin pranuar që ishte penallti…
Të gjithë kanë parë videot dhe mund të komentojnë vetë. Asani e vodhi penalltinë dhe bravo i qoftë, por unë nuk i kam thënë asgjë.

Kë do të preferonit në gjysmëfinale?
Të tre skuadrat janë shumë të forta, ndaj nuk kam preferenca. Dua vetëm të shkojmë në finale.

Cili është stadiumi ku dëshironi të prisni kundërshtarët?
Unë do të preferoja të luanim në Kukës, por si në Elbasan, edhe në Shkodër, terreni është mjaft i mirë.

Dikur ke qenë të Partizani. A ke marrë ndonjë mesazh nga të kuqtë, ku të të falënderonin për penalltinë?
Nuk ka pasur asgjë të tillë, por thjesht më vjen keq pasi përfundova në qendër të kritikave, sikur unë isha “molla e kalbur” e atij takimi, ndonëse ishte vetëm një episod. Më vjen keq vetëm që më gozhduan pikërisht mua.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency