Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Cucurella: Penalltia? Për ekspertët nuk ishte, jam dakord me ta

Marc Cucurella është emri më i përfolur në Euro 2024. Performanca pozitive me Spanjën dhe protagonist te penalltia që nuk iu akordua Gjermanisë në çerekfinalen dramatike.

Gjuajtja e Jamal Musialës u ndal në dorën e mbrojtësit të Chelseat në kohën shtesë. Rezultati ishte 1-1, anglezi Taylor vijoi lojën dhe një minutë përpara fundit iberikët shënuan golin e kualifikimit me Merinon.

Lexo edhe: 

Polemika pafund ka shkaktuar rasti i Cucurellës, i cili është bërë pjesë e debatit të madh, teksa thekson se u beson ekspertëve, që sipas tij ishin të mendimit që nuk ishte penallti.

Topi goditi dorën time, por unë e ruajta qetësinë. Sepse arbitri tha menjëherë që nuk ishte penallti. ‘Jo, jo, nuk është asgjë’, u shpreh ai, fjalë që më bënë të ndihesha më mirë.

Nëse ekspertët e gjykimit shprehen qartë se nuk ishte dorë… ok, nuk ishte dorë. Nuk më bëjnë përshtypje fjalët. Arbitrat janë qenie humane, por u takon atyre të marrin vendime në një kohë shumë të shpejtë.

Unë jam thjesht një futbollist. Natyrisht që jemi lodhur duke parë topa me dorë që dënohen dhe të tjerët jo. Ama, nëse do të kualifikohej Gjermania askush nuk do të diskutonte për episodin tim.

Madje do të ishim ne që do të ankoheshim, duke qenë se Toni Kroos mund të ishte ndëshkuar me karton të kuq. Objektivi ynë është fitimi i Europianit. Është e vetmja mënyrë për t’i bërë të lumtur tifozët tanë”, theksoi 25-vjeçari.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...