Aritz Aduriz ka zgjatur edhe për një vit tjetër kontratën me Atheltic Bilbaon, me aktualen që i skadonte në fund të sezonit. Në moshën 36-vjecare, mendohej se “do të varte këpucët në gozhdë”, por me formën që po tregon do të mbetet idhulli i “San Mames” të paktën deri në verë të 2019-ës. Pas thuajse 2 vitesh do të ketë mbushur jo pak por 38-vjec. Çudia më e madhe nuk është te zgjatja e kontratës, por te një pikë e marrëveshjes, sipas të cilës, nëse një klub dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë klauzolën e largimit 40 milionë euro.
“Jam shumë i kënaqur dhe i jam mirënjohës Atheltic Bilbaos, skuadër të cilën e konsideroj shtëpinë time të dytë. Do të bëj gjithcka për t’ua shpërblyer besimin drejtuesve,” – u shpreh Aduriz pas nënshkrimin të marrëveshjes së re. Qendërsulmuesi, i grumbulluar madje edhe nga Lopetegui në Kombëtaren Spanjolle, në katër sezone ka thyer rekordet e golashënuesve më të mirë baskë. Në sezonin 2012-13 ka realizuar 18 gola, ndër të cilët 14 në La Liga. Të njëjtën shifër e arriti edhe në sezonin pasardhës, por me 16 gola vetëm në kampionatin spanjoll.