Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Çudia në Brazil, klauzolë 100 milionë euro për një talent 15-vjeçar

Endrick Felipe Moreira de Sousa është një sulmues i ri 15-vjeçar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në “Copinha de Sao Paulo”, turneu më i rëndësishëm për të rinjtë në Brazil.

Me origjinë nga Brazilia, sulmuesi i majtë shënoi gjashtë gola, një prej tyre me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, gjatë gjithë këtij kompeticioni, që ndiqet nga afër çdo vit nga skautët e fuqive të mëdha të futbollit botëror.

Klubi i tij, Palmeiras, po mendon të përfshijë një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e parë profesionale të Endrick, që të ketë mundësi të përfitojë sa më shumë në rast shitjeje. Më 21 korrik, kur ai të mbushë 16 vjeç, do të nënshkruajë kontratën e parë si lojtar profesionist për Palmeirasin.

Duke vendosur këtë klauzolë, klubi brazilian shpreson të mbajë larg për disa vite gjigantët evropianë, të cilët, apriori, nuk do të paguanin atë shumë të madhe parash për një lojtar kaq të ri.

Endrick mund të transferohet në Evropë vetëm në moshën 18-vjeçare, por klubet evropiane priren t’i mbyllin marrëveshjet me manaxherët e talenteve dhe t’i lënë në vendet e tyre të origjinës derisa të arrijnë moshën madhore.

Kjo ndodhi në rastet e sulmuesve brazilianë Vinicius Júnior dhe Rodrygo Goes, tani lojtarë të Real Madridit.
[quiz-cat id=”297386″]

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...