Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Çudia në Kosovë, arbitri gjykon dy finale brenda 24 orëve

Arbitri i FIFA-s në Kosovë, Visar Kastrati ka vendosur një rekord, duke gjykuar dy ndeshje në harkun 24 orëve. Dhe jo ndeshje dosido, por dy finale në kuptimin e plotë të fjalës.

Kastrati 36-vjeçar zbriti në fushë në sfidën e Play Out-it mes Ferizajt dhe Lirisë, e cila startoi të dielën në orën 15:00 dhe u vendos nga penalltitë, pasi 120 minuta futboll në fushë nuk prodhuan as gol e as fitues.

Liria e Prizrenit siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar, duke zbritur në Kategorinë e Parë skuadrën e Ferizajt në një sfidë që përfundoi rreth orës 18:00 të së dielës.

Lexo edhe:

Vetëm 24 orë më vonë, Visar Kastratit iu desh të vendoste drejtësi në një tjetër finale, atë të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 2-1.

Plot 2 ndeshje në 24 orë për Kastratin, që mban stemën e FIFA-s prej 2020-ës dhe ka gjykuar deri në fazën eliminatore të Conference League-s.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, teksa vlen të theksohet se Kosova ka edhe 4 arbitra të tjera që mbajnë stemën e FIFA-s.

Natyrisht është një zgjedhje e çuditshme, pasi në nivelet profesioniste duket e pamundur të mendohet angazhimi i të njëjtit arbitër në dy ndeshje radhazi brenda 24 orëve dhe për më tepër në dy finale.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...