Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çudia tek Interi, Eriksen u kushton zikaltërve 27 mijë euro për një minutë lojë

Shpëtoni “ushtarin” Christin Eriksen! Kushedi se çfarë do t’i ketë kaluar në kokë 28-vjeçarit danez kur në ndeshjen Inter Napoli e hodhi në fushë në minutën e 88-të, kur zikaltrit po udhëhiqnin me rezultatin 2-0. Dhe nuk po ndodhte për herë të parë. E njëjta gjë edhe në sfidën me Torinon, ku luajti vetëm 8 minuta, apo ndaj Veronës me vetëm  3 minuta në dispozicion.

A është normale kjo? Sigurisht që jo. Edhe sepse pak ditë më parë Conte thuri elozhe për Borja Valeron. “Është shembull. Ishte zgjedhja e fundit mes mesfushorëve, por puna shpërblehet. Një tjetër mesazh për Eriksenin?

Kur Interi e shkëputi në janar nga Tottenhami, e bëri me qëllimin për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës. Eriksen tani lufton për të mposhtur konkurrencën në këtë repart, shumë larg të qenit lider dhe i pazëvendësueshëm. Zikaltrit shpenzuan plot 20 milionë  euro për kartonin e tij si dhe i siguruan një pagë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset deri në vitin 2024. Të njëjtin trajtim ekonomik ka edhe Romelu Lukaku. Me një fjalë, Eriksen kondiserohet një nga lojtarët më të mirë të organikës zikaltër. Duke përjashtuar bonuset, danezi po i kushton Interit 27 mijë euro për çdo minutë të luajtur. E të mendosh që Marotta kërkon të ulë shpenzimet e klubit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...