Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Çudit Bartomeu, i beson Valverdes, por do të ketë revolucion te Barça

Barcelona bën hapa pas sa i përket pozicionit të trajnerit. 24 orë pasi Valverde konsiderohej i larguar nga klubi katalan, vjen vendimi i presidentit Bartomeu që shkon në drejtim të kundërt me këshillin administrativ dhe opinionin sportiv. Valverde do të qëndrojë, por do të ketë një revolucion në skuadër, pasi do të largohen 9 lojtarë.

Presidenti e ka mbrojtur me forcë Valverden, pavarësisht se trajnerit i faturohet dështimi kundër Liverpoolit në Champions dhe në finalen e Kupës së Mbretit me Valencian.

Vendimtare ka rezukruar biseda e presidentit me trajnerin, i cili është shprehru i bindur dhe me entuziazëm se mund ta çojë përpara projektin e ri.

Prioritet mbetet rinovimi i thellë i skuadrës, duke larguar madje edhe disa lojtarë të rëndësishëm. Përveç mbërritjes së de Jong, priten blerje të tjera të rëndësishme. Do të largohen plot 9 lojtarë. Dy të parët janë Kevin Prince Boateng dhe Jeison Murillo, të cilëve u përfundon huazimi. Belgut Vermaelen e Douglas Pereiras (i huazuar te Sivasspor) u skadojnë kontratat. Barcelona pret që Evertoni të blejë përfundimisht Andre Gomesin,

Rafinha dhe Denis Suarez janë të dëmtuar dhe klubi pret që dikush të interesohet për ta për t’i huazuar, pse jo edhe për t’i blerë, qoftë me çmim të ulët.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...