Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çudit De Laurentiis: Duhet ta kisha zhdukur Garcian që ditën e prezantimit

Në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ndër të tjera ka folur edhe për gabimin që bëri dukë nënshkruar me trajneri Rudi Garcia si pasues të Spallettit:

“Kur e kuptova që nuk ishte zgjedhja e duhur? Ditën që e prezantova, në Capodimonte. Duhet të kisha marrë një vendim drastik që atë ditë. Duhej t’i kisha thënë: “Të prezantova, por tani largohu”. Sepse dikush që vjen dhe thotë: “Unë nuk e njoh Napolin, nuk kam parë kurrë një ndeshje…”. Duhet ta kisha kuptuar në atë moment. E mora me të qeshur. Fakti është se ai e përsëriti edhe herë të tjera.”

Lexoni edhe:

De Laurentiis shpjegon më tej se Garcia, sikur thjesht të mos prishte atë lojë që kishte ndërtuar Spalletti do të kishte pasur sukses.

“Do të kishte mjaftuar që Napoli me Garcian të luante të njëjtin futboll si me Spallettin. Në vend të kësaj, më kërkoi që të largoja një përgatitës perfekt si Sinatti për të marrë një tjetër që… Më kishin thënë që I ngarkon lojtarët. Më duhej të qëndroja në Castel Volturno nga mëngjesi në mbrëmje.”

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...