Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Çudit Emiliano Martinez: Kur u ktheva në Angli, flija 15 orë në natë

Emiliano Martínez ka rrëfyer se ishte e vështirë të rikthehej në tokë pas triumfit me Argjentinën në Botërorin e Katarit, më 18 dhjetor.

Portieri i Aston Villa ishte një nga të fundit që u rikthye në klub, së bashku me Messin. Ai theksoi se rikthimi në normalitet ishte i vështirë.

“Unë nuk pi alkool, madje as pije të gazuara. Kur u ktheva në Angli, flija 14 ose 15 orë në natë, kur normalisht më duhen vetëm 7 ose 8 orë. Mund ta kuptoni sa adrenalinë kisha krijuar dhe sa e vështirë ishte të kthehesha.

Por unë e dua këtë klub (Aston Villa), doja të isha këtu sa më shpejt që të ishte e mundur, kur mbërrita, isha i fokusuar, pasi kisha festuar në vendin tim. Klubi më dha gjithçka.”

Lexo edhe:

Duke folur për karrierën e tij, Martinez shtoi:

“Kam ardhur në Angli shumë i ri, në një nga klubet më të mira në vend (tek Arsenali, 17 vjeç) për të pasur një karrierë të suksesshme dhe për t’u përpjekur të qenë portieri më i mirë në Argjentinë, numri 1, ky ishte qëllimi im, por kurrë nuk kam ëndërruar triumfin në Kupën e Botës.

Por unë ia dola, luajta me më të mirin e historisë (Messin), askush tjetër nuk e ka bërë atë që ka arritur ai. Kisha disa pengesa gjatë karrierës sime, por isha mjaftueshëm i fortë për t’i kapërcyer.”

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...