Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Çudit Nagelsman: Natën thërras emrat e lojtarëve!

Kur në fund të tetorit Bajerni i Mynihut humbi 5-0 me Borussia Monchengladbach, fqinjët e Julian Nagelsman pyetën veten se çfarë po ndodhte. Trajneri i bavarezëve nuk ishte në stol, pasi ishte me Covid, por e pranoi publikisht se ishte duke ulëritur para televizorit ndërsa skuadra e tij po mposhtej nga kundërshtarët.

Veç të tjerash Bajerni i Mynihut nuk humbet shpesh, dhe kjo par fat pasi trajneri i përjeton shumë keq disfatat siç shpjegon edhe vetë në një intervistë të dhënë së fundmi. “Kur humbasim një ndeshje, fjala e duhur për mua është “turp’. Po, më vjen turp. Nëse përgatitja ka qenë ajo e duhura, atëherë ka qenë i gabuar plani i lojës.

Është e rëndësishme që t’iu shprehësh lojtarëve atë që do të thuash, por pas një ndeshjeje të humbur ndihesh vetëm, pasi dëshiron të rrish vetëm. Një disfatë më rëndon për 2 apo 3 ditë, por pjesa më e vështirë është se duhet të mbetesh gjithmonë optimist, edhe kur humbet. Duhet që ta shfaqësh veten të qetë para skuadrës, pasi je ti ai që duhet të gjesh zgjidhjet.

Lojtarët nuk duhet ta kuptojnë se je i trishtuar, i nxehur apo aq më pak që të vjen turp“. Ajo që e kupton shumë mirë trajnerin është zonja Nagelsman, duke qenë se trajneri është aq i dhënë pas punës edhe në shtëpi, e madje edhe në krevat. “Ndonjëherë pas një ndeshje kur fle, ulëras në gjumë emrat e lojtarëve. Ma ka thënë gruaja, pasi e zgjoj shpesh natën“.

Naglesman hedh edhe një ide revolucionare, atë për të përfshirë një time-out në futboll. “Do të ishte e mrekullueshme. Është diçka për të cilën mendoj prej 10 vitesh. Jam i sigurt se cilësia e ndeshjeve do të përmirësohej, pasi trajnerët nëpërmjet time-out-it mund të kenë më shumë ndikim në lojë“.

[quiz-cat id=”297386”]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...