Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çuditi tërë Brazilin me “sombrerot” e tij, 12-vjeçarin e “blen” klubi i njohur (video)

 

Pak më shumë se një javë më parë, një djalë i vogël (vetëm 12 vjeç) u bë i famshëm në Brazil për shkak të një videoje ku ai shfaqet duke veprime spektakolare me topin (tri sombrero) derisa shënoi gol. Quhet Davi Luiz dhe luan (ose ka luajtur deri tani) në kategoritë e ulëta të Esporte Clube Uniao në qytetin e Bela Vista de Minas.

Pas valës fillestare të kërkesave për ta nominuar për “Çmimin Puskas”, klubi brazilian Cruzeiro ka shkuar një hap më tej duke “firmosur” me djalin që shfaqi dhunti të jashtëzakonshme.

Davi, në fakt, simpatizon Flamengon, por gjithsesi nuk do ta humbasë këtë mundësi që po i jepet në klubin e dytë më të rëndësishëm në Belo Horizonte (pas Atlético Mineiros).

“Është ëndrra e tij të arrijë majën, kjo është lutja e tij çdo natë: të bëhet një lojtar profesionist,” shpjegoi Isidia Rosana, nëna e Davit, e cila siguroi se ata janë të lumtur dhe me këmbë në tokë pas golit të tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...