Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Cungu: 2013-ta vështirë të përsëritet, por Qarabagun e njoh mirë

Armando Cungu qëndron me këmbë në tokë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë të raundit të dytë të Champions League ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, Qarabag, trajneri shkodran theksoi se do të jetë e vështirë që Kukësi në këtë sezon të Kupave të Europës të përsërisë verën e vitit 2013-të kur kaloi tre ture, por nga ana tjetër ai besim dhe mendon se ekipi i tij është përgatitur mirë për të marrë një rezultat pozitiv në sfidën e parë ndaj Qarabagut.

Ndeshja me Qarabagun – “Do të jemi të kujdesshëm, pasi kemi një ekip me kualitet. E dimë dhe historinë që është pjesëmarrës në grupe. Kam besim tek djemtë, te serioziteti dhe shpirti i garës. Nëse nuk ka shpirti gare nuk ka vlerë kualiteti”.

Skema – “Do ta shohim nesër se si do të luajmë. E njoh Qarabagun dhe nga shqiptarët që kanë luajtur. E kam ndjekur dhe ndeshjen e fundit të tyre. Jemi stërvitur këtë javë për t’iu përshtatur kundërshtarit”.

A mund të përsëritet viti 2013? “Është vështirë për t’u përsëritur vera e 2013. Atëherë kishim një ekip tjetër, që luajti gjatë gjithë kampionatit. Tani kem pasur disa lëvizje që kanë ndikuar. Nga dita që kam ardhur jam i kënaqur nga puna e bërë nga skuadra”.

Mbështetja nga shkodranët? – “Them se do të ketë mbështetje nga shkodranët. Do më mbështesin dhe mua dhe Kalanë që jemi pjesë e Kukësit. I bëj thirrje që të na mbështesin në stadium”.

Kualifikimi? – “Nuk i dihet, kemi dy ndeshje dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të bërë diçka të mirë. Duhet ta lëmë kualifikimin për ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk është e lehtë”.

Ecuria në Europë – “Dëshira është e madhe për të shkuar sa më larg, nga të gjithë. Të jem i sinqertë, skuadra ka nevojë për një tjetër lojtar kualitativ që merr përgjegjësi. Vuajmë pak kur ekipi ka topin. Presim nga dita në ditë që të na shërbejë në kupat e Europës, por dhe në kampionat”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...