Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Barazimi i drejtë, por kishim mundësi ta fitonim ndeshjen

Armando Cungu vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij në “Elbasan Arena”, ndaj Partizanit, por e pranon se nga mënyra si u zhvillua loja mund ta humbte në fund ndeshjen.

“Ekipi ishte në gjendje të mirë fizike. Ishim më afër fitores për atë çfarë dhamë. Kundërshtari në fillim na vuri në vështirësi, pastaj morëm frenat e lojës në dorë. Kishim mundësi të fitonim, por mund ta humbnim edhe ndeshjen në fund, te rasti i Bardhit.”

Mungesat: Grupi nuk ka qenë i plotë, janë konsumuar shumë lojtarë. Nuk kishim në dispozicion Deliun. Ekipi tregoi ritëm, shpirt gare dhe luftë. Më pëlqeu në përgjithësi ekipi, pavarësisht ndonjë individi. Lojtarët duan kohën e vetë për t’u përshtatur me ekipin me mënyrën e lojës dhe mentalitetin.

Presioni: Kam qenë i mërzitur pas ndeshjes me Kastriotit. Na u bë si sindromë, edhe në Europë na ndodhi e njëjta gjë në fund. Nuk besoj që ka trajner që s’ka presion. Duhet të vazhdojmë punën si profesionistë.

Barazimi, i drejtë: Duhet të ishim më afër fitores, gjithsesi barazimi rezultat i drejtë. Partizani ka shumë cilësi. Është ekip i fortë dhe shumë konkurrent. Nuk është tragjedi që morëm vetëm një pikë me Partizanin, duke ditur edhe vështirësitë që kemi pasur. I duruar, i fituar. Duhet qetësi për të rikthyer Laçin që dëshirojmë dhe kërkojmë”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...