Kategoria Superiore

Cungu: Rinisja e pabarabartë, dikush mund të përfitojë, te Vllaznia situatë aspak serioze

Armando Cungu foli në lidhje të drejtpërdrejtë me “FanZone” për përgatitjet që po zhvillon Laçi pas pandemisë. Si shkodran, Cungu dha opinionin e tij edhe për situatën e pakëndshme që po kalon Vllazninë.

“Nuk ka shprehje më të bukur se ajo e Liverpoolit “You w’ll never walk alone” dhe shkon me situatën që po kalojmë. Kënaqësia është e madhe që ju shoh dhe të gjithë jemi shëndoshë e mirë. Nuk kanë qenë të lehtë këto dy muaj, pavarësisht se kemi qenë mirë nga ana shëndetësore. Të gjithë kemi kaluar një situatë të pakëndshme, na është bërë terror edhe nga televizori, duke dëgjuar vetëm për vdekje. Kjo ndikon psikologjikisht. Jemi munduar të mbajmë formën individualisht, por jo të gjithë kanë mundur ta bëjnë në kushte të barabarta. Dua të falënderoj futbollistët për seriozitetin që kanë treguar, më ka lënë një shije të mirë gjatë periudhës së pandemisë.”

Cilësia e terreneve: Nuk është një lajm i ri. Nga dashamirësia që ka treguar presidenti prej vitesh, ajo e Laçit është mes dy fushave më të mira të futbollit në Shqipëri. Presidenti e ruan më shumë se veten, këtu ndoshta nuk bie shumë dakord me të. Ai dëshiron ta ruajë sa më gjatë.

Laç me shpirtin e Liverpoolit: Ndoshta është në ADN ose shkojnë rastësisht këto situata, por unë jam një njeri që kërkoj shpirtin në fushë. Për mua është thelbësore, e pazëvendësueshme. Pa ambicia dhe dëshirë, cilësia nuk vlen.

Problemet fizike: Besoj që mund të kemi probleme. Është situatë e paprovuar ndonjëherë. Dy muaj pushim, ku gjithsecili është stërvitur me kushtet e tij, ndryshe nga futbolli perëndimor, ku i kanë kushtet edhe në banesat e tyre. Futbollistët shqiptarë mendoj, vazhdojnë të jenë të varfër. Kemi ardhur nga një sistem me duar në xhepa, sa na mbyllet një vrimë, na hapet tjetra. Në Gjermani pati nëntë dëmtime në një javë, dhe kush është Gjermania! Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë. Dikush mund të humbë diçka padrejtësisht e një tjetër mund të fitojë padrejtësisht.

Vendimi për t’u kthyer në fushë: Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë, sepse nuk na ka pyetur kush se si do të ishte më mirë. Në tri fazat e para është vendosur gjithçka në fushë, situata nuk është normale. Brenda ekipit tim nuk ka barazi mes futbollistëve sa i përket stërvitjes e çmund të themi për skuadrat. Tani jemi në kushte të pabarabarta. Nuk na mbetet gjë tjetër të japim maksimumin kështu siç është vendosur.

Vllaznia: Para se të vija këtu, po diskutoja situatën e Vllaznisë. Jam në krah të sportistëve, që të jem i ndershëm. Futbolli ynë nuk është aq i pasur sa të presësh 4 muaj pa paga. Askush ia bën dot llogarinë tjetrit. Ai takim në fushë m’u duk aspak serioz, u tregua si klub amatoresk. Nuk mund të bëhen këto takime nën hijen e plepave. Kjo është ajo që nuk bie dakord. Kriza mund të ketë çdo ekip, por duhen kaluar me seriozitet.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency