Kategoria Superiore

Cungu: Gabova me Shametin në sulm, titulli s’fitohet në media

Armando Cungu merr përgjegjësinë për humbjen e Kukësit me Tiranën, rezultat që e largon më shumë ekipin verilindor nga objektivi titull.

“Ndodhi ajo që ndodhi në ndeshjet e para. Ekipi nuk po paraqet të njëjtin nivel. Pjesa e parë ishte e dobët, më pas ndryshuam vendosje. Në pjesën e dytë kishte diçka më ndryshe, patëm raste dhe shpërdoruam. Ndaj edhe erdhi ky rezultat. Pësuam një gol ndoshta disi karambolesk, por edhe për përgjegjësinë time. Dërgova Shametin lart për të shënuar dhe mbaj përgjegjësi.”

Gara për titull: Nuk do të thotë se nuk e duam titullin. Duhet të shohim shumë komponentë. Më shumë kemi folur në media, se në fushë. Ndërsa ekipet  e tjera s’i kam dëgjuar të dalin me flamur që dalim kampionë. Partizani, edhe pse i pari, nuk flet. Ka disa afrime që nuk kanë ritmin e duhur. Afrimet nuk janë ambientuar me ekipin, që e ndërtuam me mund e me djersë. Prishëm fizionominë e lojës për momentin. Duhet kohë, por kampionati dhe pikët nuk ta japin.

Paqartësia para portës: Deri dje jemi ankuar për raste të humbura. Reginaldo dhe Shkurtaj mendohet se janë më të mirët. Shpërdoruan ata, por edhe Rama, Et’hemi dhe Cordeiro. Duhet kohë që këta djem të ingranohen me lojën. Po kam vështirësi për modulin. Nuk jemi ai Kukësi që bën lojëra të mira. Janë shumë prurje, Teqja, Shkurtaj…, por edhe Rrumbullaku që është bashkuar më vonë me.

Pankina e tronditur? Nuk kam asnjë presion, pres çdo vendim të klubit. Kam dëshmuar se di të punoj. E kam bërë edhe në Kukës, ku nuk ndërtohej asnjë aksion. Bëmë një ekip që po luante më mirë se të tjerët. Jam i qetë dhe nuk kam asnjë problem. E thashë, duhet t’u japësh mundësinë afrimeve. Në të kundërt, do të marr vendimet e mia. Do shikoj kush do të luajë. Askush nuk më detyron të fus lojtarë. Unë nuk lejoj asnjë të ndërhyjë, vendos vetë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency