Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Gabuam në 30 minutat e para, më pas shpërdoruam shumë

Pas 4 fitoresh radhazi, Laçi u ndal mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku u mposht 1-0 nga Partizani, ndërsa trajneri Armando Cungu nuk e fshehu keqardhjen, duke theksuar se ndeshjen e humbën në 30 minutat e para, kur i dhuruan lojën skuadrës kryeqytetase.

Sa keqardhje keni pas kësaj humbjeje?
Jam dakord me faktin që detajet vendosën lojën, megjithatë 30 minutat e para nuk u futëm si duhet në lojë dhe i dhamë shumë terren kundërshtarit. Gabuam shumë te momenti i golit, ku e lejuam kundërshtarin që të kundërshtojë lirshëm dhe në rrëmujë e sipër, pësuam gol. Reaguam mirë dhe krijuam 2-3 raste të mira shënimi, por nuk e bëmë. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, por nuk arritëm të gjejmë golin e barazimit.

E kishit përgatitur këtë mënyrë loje, apo ua imponoi kundërshtari?
Normalisht e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por unë mund të them se Partizani pati vetëm një 30-minutësh të mirë, ndërsa më pas ishte gjithçka e barabartë dhe madje i shkuam shumë pranë golit ne.

Çfarë ndodhi në ato minuta të para?
Nuk e di pse nuk arritëm të shpreheshim dot, duke lënë shumë hapësira në mesfushë dhe gabuar pasime të thjeshta, që i dhanë mundësi Partizanit të fitojë terren dhe të na vështirësojë. Mendoj se ndikoi edhe mungesa e Fangajt, një titullar me eksperiencë, që u zëvendësua nga një djalë 18-vjeçar që debutonte në Superiore dhe besoj se për këtë arsye, nuk funksionuam shumë nga krahët. Ai bëri një ndeshje shumë të mirë, por fati i keq ishte që po luanim kundër Partizanit, ndaj në tërësi i bëj komplimente.

Pas 4 fitoresh radhazi, një humbje edhe mund të pranohet. A ishte kjo ndeshja që ju dha të kuptoni se keni nevojë të ndërhyni në merkato?
Ekipi ka nevojë për ndërhyrje dhe përforcime, gjë që duket edhe me faktin që luajmë me një 18-vjeçar ndaj Partizanit. Kur vjen pas 4 fitoresh, mund të tentosh edhe të pestën, por duhet të tregonim më shumë besim dhe guxim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...