Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Humbja me Apoloninë në momentin “ideal”, Rroca kompenson…

Armando Cungu e konsideron një “shuplakë” që do ta kthejë skuadrën me këmbë në tokë humbjes me Apoloninë në Kupë. Trajneri shkodran i Kukësit foli edhe për situatën e Shafik, të cilit i sugjeron të operohet.

Disfata në Kupë: Ishte një shuplakë e mirë për ne për të na kthyer me këmbë në tokë. Duhet të kuptohet që futbolli luhet me ushtarë dhe si të tillë duhet të sillemi në fushën e lojës. E bëri Apolonia diçka të tillë. Kështu që nëse më jepet mundësia për të zgjedhur një humbje, ka qenë momenti ideal. Kemi mundësi për të korrigjuar, kupa ta jep këtë mundësi.

Partizani favorit? Nuk kam ndonjë koment, janë mendimet e tyre. Do të isha i kënaqur sikur të mos na llogarisnin, të shohim punën tonë. Nuk më pëlqejnë fjalët e tepërta, nuk më pëlqejnë komentet, as fjalët bombastike “ne do dalim kampion. Më pëlqen të flasim në fushë, jo në media.

Merkatoja: Nuk më pëlqejnë shumë ndërhyrjet, pasi krijojnë oscilacione. Sidomos në janar, kur ekipi ka marrë fytyrën e vet.  Ata që vijnë duan kohën për t’u përshtatur me grupin, apo grupi t’u përshtatet tipareve të këtyre sportistëve. Klubi ka goditur me dy lojtarë cilësorë, të cilët kanë bërë mirë te Luftëtari. Megjithatë këtu është ekip tjetër, një atmosferë tjetër dhe një objektiv tjetër. Gjithashtu edhe presion tjetër, flasim për presion pozitiv. Uroj që të bëhen pjesë e këtyre objektivave.

Stadiumi i Kamzës: Kukësi luan futboll, qarkullon topin dhe ngacmon portat kundërshtare. Fusha e Kamzës është pak problematike. Gjithsesi e pranojmë, këto janë kushtet dhe është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme.

Situata e Shafik: Cilësitë e lojtarit nuk janë vënë kurrë në dyshim. Ka shumë potencial dhe ka qenë armë e fortë për ne. Ndihemi keq për situatën shëndetësore. Kishim bërë llogari me të, afatgjata. Në futboll ka edhe dëmtime, duhet të përshtatemi dhe të shohim përpara. Rroca e kompenson pak a shumë Shafikun. Është në bisedime, kërkohet operim. Kam biseduar me të dhe ia kam dhënë idetë e mia. Do doja të bënte ndërhyrjen dhe të jetë gati në verë. Do humbte kontratën nëse do ta shtyjë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...