Kupa e Shqiperise

Cungu i dëshpëruar: Gabuam shumë, ia dhuruam kualifikimin kundërshtarit

Laçi i shkoi pranë përmbysjes në ndeshjen me Bylisin, por gaboi në momentin më të mirë dhe u detyrua t’i japë lamtumirën Kupës së Shqipërisë që në fazën e 1/8-ave, ndërsa tani rruga e vetme për në Kupat e Europës është ajo nëpërmjet kampionatit.

Trajneri shkodran i kurbinasve, Armando Cungu nuk e fshehu dëshpërimin në intervistën e dhënë për “Supersport”, teksa deklaroi se skuadra ia dhuroi ndeshjen kundërshtarit, ashtu siç ka bërë edhe në disa takime të kampionatit.

Një eliminim shumë i hidhur për mënyrën sesi shkuan gjërat…
I hidhur është, sepse vinim pas një rezultati jo të mirë në Ballsh, por kishim dëshirë për të përmbysur gjithçka. Bëmë shumë mirë që në fillim dhe arritëm të shënojmë, por duhet të kishim shënuar edhe 2-3 gola të tjerë në pjesën e parë. Reaguam mirë në pjesën e dytë, por në mënyrë të çuditshme gabuam në momentin e penalltisë, të cilën ia dhuruam kundërshtarit. Është një problem për ne, pasi u kemi dhuruar shpesh ndeshjen kundërshtarëve.

Dukej sikur skuadra u rrënua pas golit që pësoi?
Ne mund të kishim pësuar edhe në fillim, por futbolli është i çuditshëm, pasi morëm gol në momentin më të mirë tonin. Kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk e bëmë dhe më pas erdhi ajo penallti që nuk dua ta komentoj.

Si ndryshojnë planet e Laçit pas këtij eliminimi?
Dihet që objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës dhe njëra nga rrugët për t’ia dalë ishte Kupa, por tani nuk është më . Në fundjavë kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Partizanin dhe duhet të jemi të përqendruar për të ecur sa më mirë në kampionat tashmë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency