Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Cungu, i zhgënjyer: Pak e justifikuan besimin tonë, kështu s’jemi në rrugën e duhur

Armando Cungu nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit të përfaqësueses U-19 më Kosovën (2-2). Trajneri shkodran theksoi se kishte të tjera pritshmëri, por shumica e lojtarëve nuk e justifikuan besimin.

“Ishte hera e parë që kishim mundësi për të parë lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë. Natyrisht, që i ftuam për të krijuar një ide për gjendjen e tyre. Mua kjo miqësore më shërbeu shumë për të kuptuar se kush e meriton të ftohet sërish. Skuadrës nuk i shërbeu aspak, kishim të tjera pritshmëri. Një pjesë shumë e vogël e këtyre futbollistëve e justifikuan besimin tonë, pjesa tjetër na zhgënjeu.”

Nevoja për ndryshime: “Duhet të ndryshojmë patjetër, sepse jemi një ekip pa ekuilibër, pësojmë shumë kollaj. Po ta shihni, në të dyja ndeshjet miqësore kemi luajtur më mirë se kundërshtari, bëmë disa veprime të mira, por kaq. Kemi shumë vështirësi për të marrë përgjegjësi [për pasin e fundit, për të shkuar te goli. Pastaj pësojmë gol shumë kollaj, kur kundërshtari nuk ka ndonjë pretendim, pra ua dhurojmë golat kundërshtarëve. Kështu nuk jemi në rrugën e duhur. Kemi në listë disa lojtarë të tjerë që do të tentojmë t’i ftojmë, për ndeshjen me Malin e Zi në qershor. Kemi menduar se bërthama është e njëjtë, por këto dy ndeshje treguan se nuk është e tillë. Do të mundohemi të gjejmë ata individë, kemi referenca nga skautët, kemi bërë dhe ne kërkimet tona. Nuk kanë qenë vetëm nga kampionati italian, por edhe nga ai anglez. Realisht duhet të shohim për individë të tjerë për të qenë sa më të fortë. Shorti në Evropian do të na vendosë në një grup me skuadra të forta.”

Futbollistët e kampionatit shqiptar: “Nuk mund të injorojmë apo të themi që nuk ka futboll në Shqipëri, përkundrazi, ka cilësi. Mjafton t’ju kujtoj futbollistët e ditëlindjes 2003, që bënë një paraqitje të shkëlqyer si në ndeshje miqësore dhe në Evropian. Pjesa më e madhe e formacionit ka qenë me futbollistë të kampionatit shqiptar. Lojtarët që vijnë nga jashtë duhet të dëshmojnë se kanë mentalitet tjetër dhe sjellin një nivel tjetër, në të kundërt, baza do të jetë kampionati shqiptar.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...