Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu në “FanZone”: Moment i vështirë, ndërprerja do ndikojë në formën e lojtarëve

Në emisionin e përditshëm tashmë në Supersport 1, “FanZone”, sot ishte i ftuar trajneri shkodran i Laçit, Armando Cungu, i cili ndau ndjesitë e tij në këto ditë të vështira dhe shqetësimet në lidhje me gjendjen e futbollistve.

Si po i kaloni këto ditë?
Natyrisht që edhe unë si gjithë të tjerët, po rri në shtëpi, pasi është një moment shumë i vështirë, prej të cilit shpresoj të dalim sa më shpejt. Dua t’u shpreh ngushëllimet familjarëve të dy viktimave dhe të uroj që të mos kemi më jetë të humbura, ashtu si dua të bashkohem edhe me dhimbjen e Italisë, që është në një farë mënyre atdheu ynë i dytë dhe po kalon një moment tejet të vështirë.

Si po ia bëni për të mbajtur në formë lojtarët?
Në fakt është një situatë e re, me të cilinë nuk jemi mësuar dhe nuk e dimë as sa do zgjasë, ndaj kjo na e vështirëson punën. Megjithatë duke besuar në profesionalizmin e lojtarëve, po i azhornojmë çdo ditë me programe stërvitore nga shtëpia, për të ruajtur sadopak formën.

A mendoni se ndërprerja do të ndikojë te forma e futbollistëve, kur të rikthehet normaliteti?
Pa diskutim që po, pasi ushtrimet që zhvillojnë nga shtëpia nuk janë stërvitje e mirëfilltë, por më shumë një lloj nxehje e muskujve. Megjithatë është situatë e vështirë dhe e re për ne, ndaj do të duhet të përshtatemi e të shpresojmë ta kalojmë me sukses.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...