Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cungu: Në kombëtaren U-19 vetëm ata që bëjnë diferencën(Video)

Përfaqësuesja e 19-vjecarëve ka nisur një kapitull të ri. Armando Cungu pas shumë viteve si trajner në Kategorinë Superiore, ku fitoi edhe një Kupë e Superkupë me Laçin është rikthyer tek futbolli i grupmoshave, jo më tek Vllaznia e tij, por tek skuadra përfaqësuese.Të jesh pjesë e ngjyrave kuqezi është një ëndërr, edhe kur je futbollist, por edhe kur ke rolin e trajnerit, dhe të tillë e konsideron  këtë detyrë të re tekniku shkodran.

Seleksionimet e para kanë nisur, dhe për trajnerin kjo është një fazë shumë e rëndësishme për të vëzhguar ata elementë që mund t’i shërbejnë skuadrës kombëtare.

Federata shqiptare e futbollit ka monitoruar fëmijë shqiptarë në të gjithë Europën, megjithatë sipas Cungut askush nuk ka prioritet nga emri i klubit ku luan,  sepse aftësia do të jetë i vetmi element që do të vecojë një futbollist nga një tjetër.

Përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëve ka si synim evidentimin e talentëve që në të ardhmen t’i shërbejnë kombëtares A, por edhe rezultati nuk mund të anashkalohet nga objetkivat e përfaqësueses së të rinjve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...