Kategoria Superiore

Cungu optimist: I kthejmë reston Skënderbeut, titulli dhe Reginaldo….

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Skënderbeut që do të zhvillohet këtë të premte trajneri i Kukësit Armando Cungu foli për të gjitha temat që përfshinë aktualitetin kukësian.

Skënderbeu

“Jemi rivalë për titull. Pavarëshsit ndeshjes së parë, që vetëm rezultati nuk na kënaqi, loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë nesër reston Skënderbeut. Si zakonisht kemi shqetësime, port ë vogla. Kur ke 25 futbollistë, çdo lojtar pret momentin e vet. Ekipi po kalon moment të mirë”.

Reginaldo

“Nuk ka probleme. Ka pasur shqetësim të lehtë që para 2-3 javësh, por është stërvitur dhe në fushë nuk kurshet. Nuk më ka pëlqyer që është në faqen e parë të gazetës. Nuk ka lidhje me lindjen e fëmijës, i kemi dhënë leje para se të iknim në Gjirokastër. Më pas erdhi me dëshirën e vet, për të cilën e kemi falenderuar. Do shohim nëse është i gatshëm. Është një nga ata që jep maksimumin në stërvitje dhe nuk ka shfaqur problematika serioze. Pas ekzaminimeve ka rezultuar një traumë e lehtë, diçka norma për futbollin. Nuk ka asgjë serioze. “

Titulli

“Ka ende kohë, por sa më shumë javë ikin aq më shumë duhen pikët. Ndeshjet me Skënderbeun janë të veçanta. Fokusimi i të gjithëve është maksimal për të fituar. Shumë respekt për Skënderbeun por nuk i druhemi asnjë kundërshtari”.

Gjendja e skuadrës

“Skënderbeut i mungon vetëm Radas, kurse ne na kanë munguar shumë. Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullaku është i rëndësishëm, por nuk ka luajtur prej 3 muajsh. Ka concept të gabuar që kur lojtari fiton formën fizike është gati. Janë gjëra të ndryshme. Duhet t’i japim minuta për tu ambientuar. Shkodra ka marrë një goditje ndaj Kamzës, duhen 5 ditë për ta kaluar.”

Tifozët

“Dihet që nuk do të jemi në shtëpi. I falenderoj që vijnë, pasi janë shtysë për futbollistët. Janë impuls. Kukësi është ekip që luan futboll dhe nuk tenton të mbajë rezultatin dhe të largojë topin.”

Çështja Musolli

“Ishte kërkesë e vet Musollit për tu rikuperuar. Çdo gjë është lënë e hapur. Ai është emblem këtu, shpirtin e ka te Kukësi. E kam dashur edhe kur kam qenë në ekipe të tjera. Nuk e ka tradhëtuar kurrë Kukësin dhe kjo do të thotë shumë. Jam i lumtur që në janar do ta kem nën urdhëra. Di të them që ai ka kërkuar të zgjidhe situatë.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top