Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Përforcimet i mirëpres, por mendojmë për ndeshjen e radhës

Armando Cungu shijoi fitoren e 6 në vetëm 8 javë në pankinën e laçit, teksa kurbinasit fituan pastër dhe thellë 4-0 ndaj Luftëtarit, që tregoi shumë pak në fushën e lojës këtë pasdite. Tekniku shkodran, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, vuri theksin te ndeshja e radhës, por pranoi se skuadra ka nevojë për përforcime në janar.

Një tjetër fitore dhe momentalisht jeni në krye. A mendoni se është rikthyer Laçi pretendent për titull?
Unë i gëzohem fitores së sotme dhe lojës që futbollistët bënë në fushën e lojës. Për të tjerat e kam theksuar që duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, pasi është një kampionat i gjatë dhe i vështirë.

Konfirmoheni sulmi më i mirë i Superiores me 26 gola të shënuar. A mund të shënonit më shumë përballë këtij Luftëtari?
Këto janë ndeshje të vështira në fakt, por ne ia dolëm të shënojmë shpejt dhe të marrim kontrollin e lojës. Në pjesën e dytë e patëm më të lehtë dhe gjetëm më shumë hapësira, ku natyrisht që mund të ishim treguar më pragmatistë. Natyrisht që unë jam i kënaqur me fitoren dhe rezultatin, por duhet të jemi më pragmatistë.

Sot patët mundësi t’u jepnit pushim disa titullarëve?
Është e vërtetë, pasi vetë rezultati na lejoi që të zëvendësojmë 2-3 lojtarë për t’i pasur më të freskët për ndeshjet e radhës, që vijnë shumë shpejt dhe janë takime vërtetë të vështira.

A mendoni se në janar do të keni mundësinë të vendosni një synim për të shkuar më shumë se Europa?
Klubi po punon prej kohësh për të sjellë lojtarë që mund t’i shërbejnë ekipit, pasi janë edhe dy fraza për t’u luajtur, shumë më të vështira se këto që kemi luajtur deri tani. Unë jam i përqendruar të mendoj vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit dhe besoj se këtë do edhe presidenca prej meje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...