Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Cungu: 2-0 rezultat i vështirë për t’u përmbysur, Bylis meriton komplimente!

Një rezultat i vështirë për t’u përmbysur. I këtij mendimi është Armando Cungu me trajnerin e Laçit që në intervistën e tij për Supersport pas humbjes ndaj Bylis me rezultatin 2-0 në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë theksoi se bardhezinjtë duhet të kishin shënuar të paktën një gol në transfertën e Adush Muçës.

“Rezultat i keq. Por nuk duhet harruar që janë përmbysur rezultate edhe më të thella. Më shqetëson loja. Nuk mund të na krijonte problem në qoftë se do të kishim shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë për të shënuar një gol. Isha i bindur që kundërshtari do na shënonte nga goditja standarte. Bëjmë gabime elementare. Çudia më e madhe është se ne i dhurojmë golat. Bëjmë gabime dhe i japim mundësi kundërshtarit për të fituar. Meriton komplimente Bylisi, tregon që janë ekip ushtarësh, jo gjeneralë, siç tentojmë të bëjmë në momente të caktuara ne. Nuk jam tip i trajnerit që ankohem për gjyqtarët. Pa pamjet filmike nuk komentoj asgjë. Nervozimi ishte i pakuptimë, është gjyqtari ai që merr vendimet. Ishim me 5 mungesa sot. Mungonin 5 titullarë, por ky nuk është justifikim. Duhet të ishim më të kujdesshëm të mos bënim gabime elementare. Janari nuk të ofron alternativa”, u shpreh Cungu.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...