Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Po të luanim në Kukës do ishim në krye, Skënderbeu meriton respekt!

Pas 24 javëve kampionat Kukësi pozicionohet në vendin e dytë me 6 pikë më pak se Partizani, por Armando Cungu trajneri i skuadrës verilindore është i bindur se nëse Kukësi do t’i luante në qytetin e saj ndeshjet si skuadër pritëse do të ishte në krye të klasifikimit. Në konferencën për shtyp përpara takimit ndaj Skënderbeut, trajneri shkodran analizoi kampionët në fuqi si dhe prekun edhe çështjen Kamza.

Skënderbeu? “Ka shumë kualitet, ka brumë edhe pse rezultatet e fundit nuk i kanë ashtu siç  jemi mësuar t’i shohim. Futbolli i tillë është nuk mund të jesh gjithmonë në majë. Korçarët meritojnë respekt dhe kujdes. Ata  vështirësojnë këdo për fitoren. Duhet të bëhet maksimumi për të marrë tre pikët”.

Stadiumi? “Kukësi luan jashtë shtëpie dhe kjo nuk është pak. Jam i bindur që po të luanim në shtëpi do të ishim në krye të renditjes gjatë sezonit. Kemi gabuar dhe ne si çdo ekip, rëndësi ka të mësojmë prej gabimeve. Edhe me Teutën kemi gabuar në fund, nuk duhet përsëritur. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Deri tani kemi pasur kohë për rikuperime, tani bëhet edhe më e vështirë”.

Kamza? “Këto janë rregulla që duhet t’i respektojmë të gjithë. Të gjithë biem dakord që veprime të tilla, nuk janë të pranueshme, pavarësisht kush është fajtor. Në stadium shkohet për të parë  një shfaqje dhe duhet të mbetet në këtë kuadër”.

Gara pas skualifikimit të Kamzës? “Në aspektin e garës nuk mendoj se ka ndikim të madh. Kanë përfituar tre ekipe dhe ne të tjerët e kemi pasur më të lehtë. Ne i morëm pikët ndaj tyre me shumë mund për fat të mirë. Skënderbeu përfitoi dhe në Kupë dhe nuk ka kaq shumë lodhje. Nuk i jepet qëllimisht Skënderbeut, por përfitojnë Flamurtari dhe Luftëtari”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...