Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu prezantohet me lojtarët dhe drejton stërvitjen e parë

Armando Cungu u prezantua pasditen e djeshme para lojtarëve të Kukësit dhe drejtoi seancën e parë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit kundër maltezëve të Vallettas.

Tekniku shkodran, i cili mori vendin e Peter Pacult, i larguar vetëm dy ditë më parë, ka premtuar se do të bëjë maksimumin për të kualifikuar më tej skuadrën në kompeticionet europiane.

Në ditën e parë në pankinën e Kukësit, Cungu foli thuajse me të gjithë senatorët e skuadrës, përfshi edhe Musollin e Shametin, të cilët i ka pasur në skuadër edhe kur drejtoi verilindorët në sezonin 2012-2013.

Tekniku shkodran njeh një pjesë të mirë të këtyre futbollistëve, pasi i ka drejtuar në eksperiencat e tij si trajner, ose i ka pasur si kundërshtarë në fushat e Superiores.

Seanca ka qenë mjaft intensive dhe Cungu është munduar të përçojë sa më shpejt idetë e tij, duke përdorur natyrisht edhe ndihmën e lojtarëve të cilët e njohin mirë mënyrën e tij të punës.

Kukësi barazoi 0-0 në “Loro Boriçi” ndaj maltezëve, dhe të martën në ndeshjen e kthimit, do të synojë të fitojë, për t’u kaulifikuar për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...