Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Shpërdorojmë shumë, ndikoi edhe lodhja

Keqardhja për rezultatin: Për rezultatin më vjen keq, sepse erdhi nga një pakujdesi. E domuan lojën në përgjithësi, edhe pse e dija që ishim të lodhur, sepse shpenzuam shumë energji në Europë. E komanduam lojën, shënuam dhe mund ta siguronim fitoren, dhe në të vetmen mundësi që i dhamë Laçit na ndëshkoi.

Reginaldo dhe Harba: Reginaldo njihet për cilësitë e tij, jamë i kënaqur për kontributin e tij. Prej energjive të shpenzuara, në ndonjë rast nuk i zgjidh si duhet situatat. Edhe ai mund të gabojë. I gjithë ekipi duhet të punojë, të mos pretendojmë vetëm te një futbollist. Harba pati dy mundësi, apo tre, nuk e shënoi dhe futbolli ka një ligj të pashkruar, nëse nuk shënon ndëshkohesh.

Objektivat dhe merkato: Kam ardhur te Kukësi për të bërë më të mirën, objektivat i vënë drejtuesit. Vështirësitë janë, jam realist. Ambiciet nuk kanë munguar, as ana financiare për ta përforcuar skuadrën. Do të vazhdoj të bëj punën time dhe jam i bindur se kemi vend për t’u përmirësuar. Jemi në tratativa me lojtarë që mund ta ndihmojnë grupin të rritet. Na duhen lojtarë që marrin më shumë përgjegjësi dhe bëjnë diferencën. Edhe me Torpedon kemi humbur shumë raste të pastra. Pak ditë kemi në dispozicion për një goditje të mirë me cilësitë e duhura. Që kur kam ardhur, kam parë që kemi përmirësime, por ende nuk është e mjaftueshme, kërkohet më tepër.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...