Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Sot ia dhuruam golin kundërshtarit, më dridhen gjunjët për gjendjen e Gegës

Laçi nuk po funksionon aspak mirë në këtë start të sezonit, pasi në 4 javët e para ka marrë vetëm tre pikë, ndërsa sot pësoi edhe humbjen e parë, ndonëse me rezultat minimal 1-0 ndaj Kukësit. Trajneri Armando Cungu pranoi vështirësitë e fillimit dhe theksoi se sot skuadra ia dhuroi fitoren kundërshtarit, por u shfaq I bindur që shumë shpejt do të kthehen në rrugën e duhur.

Sa i zhgënjyer jeni pas kësaj humbjeje minimale?
Pas 3 barazimesh luajtëm çdo gjë për çdo gjë, me një kundërshtar si Kukësi që nuk duhej marrë lehtë. Nuk kishte shënuar asnjë gol, edhe sot e bëmë ne vetë golin, jo se na i shënoi kundërshtari.

Pas një nisjeje aspak të mirë, skuadra duket se ka kaluar në një ngërç psikologjik…
Ekipi duhet të punojë shumë. Unë jam i bindur që ky ekip ka potencial dhe duhet të rikthehet fuqishëm. Ka një ngërç momental, kjo për shkak të problemeve fizike. Në startin e këtij sezoni, ne akoma nuk kemi zgjedhur 11-shen e duhur. Ky është ngërç momental që i shtohet ngërçi psikologjik.

Çfarë nuk po funksionon te Laçi këtë fillim sezoni?
Mungesa e Lushkjes ka ndikuar. Nwabueze dhe Xhixha nuk po gjejnë formën e tyre ideale. Kishim probleme të shumta për sa i përket lojtarëve. Edhe Deliu ka probleme fizike. Në përgjithësi janë pika të rëndësishme. Lojtarët e afruar në merkato, nuk po japin atë që ne presim. Duhet ta zgjidhin këtë situatë dhe të japim maksimumin, sepse ekipi ka llogari për të bërë.

Xhixha duket larg formës së tij më të mirë…
Xhixha ka mbështetjen tonë dhe do ta ketë gjithmonë. Këtë sezon nuk ka pushuar dhe të gjitha këto ndeshje mund të ndikojnë në oshilacione. Xhixha ka oshilacionet e veta momentale, por më mirë të ndodhë tani, sesa në mes apo në fund të sezonit. Nuk e kishim menduar se do të marrim vetëm tre pikë në katër ndeshjet e para, por projekti vazhdon dhe duhet të shohim përpara.

Bota e futbollit humbi sot Maradonën, ndërsa trajneri i Kukësit, Gega është në gjendje të rëndë shëndetësore në Turqi…
Uroj sa më shpejt që profesor Gega të shërohet dhe të afrohet sa më shpejt pranë futbollit dhe familjes. Po më dridhen gjunjët për gjendjen e profesor Gegës dhe për vdekjen e Maradonës. Figura si Maradona nuk i vijnë më botës së futbollit. Një humbje shumë e madhe për futbollin botëror

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...