Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Start i dobët i Kukësit, por shohim përpara

Një ndeshje e mirë, por që nuk solli rezultatin e pritur….

Kukësi zhvilloi një ndeshje të mirë dhe në të vetmin gabim në ekzekutimin e këndores u ndëshkuam. Kundërshtari nuk ishte më lart se ne. Ishim për një pjesë të madhe loje më lart se kundërshtari, por nuk shënuam. 1 pikë në dy ndeshje është shumë pak, pretendoja më shumë. Vështirësitë janë, por duhet të shohim përpara.

Ndikojnë zërat e merkatos dhe problemet me futbollistë të veçantë rezultate?

Mund të përgjigjem vetëm për ndeshjet, jo për kontratat e lojtarëve. Nuk ka arsye të ketë probleme, një sportist duhet të pranojë konkurrencën. Mua si trajner më del për detyrë të mbroj pjesën e shëndoshë dhe të marrim rezultate. Kush nuk i bindet këtij rregulli, e largon vetë futbolli, jo presidenti apo trajneri.

Ndryshimet në rreshtim sikur nuk sollën atë që prisnit…

Ndryshuam që në fillim të pjesës së dytë, kur kaluam në 4-4-2 të pastaj me aktivizimin e Harbës. Isha i vetëdijshëm që mund të rrezikonim në mbrojtje. Largimi i Rrumbullakut që u dëmtua na bëri punë. Ne dolëm përpara, rrezikuam por nuk arritëm të shënonim. Kukësi nuk ishte apatik, ndoshta edhe më lart se kundërshtari.

Sa ndikoi terreni i dobët në nivelin e lojës?

Terreni linte shumë për të dëshiruar, për të bërë një futboll më të bukur. Të penalizon në organizimin e lojës, sepse ishte frika e pasimeve të gabuara.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...