Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Curry madhështor, 43 pikë! Golden State barazon Finalet!

Ekuilibër. Golden State barazon finalet e NBA 2-2 falë Steph Curry, duke fituar garën e katërt 107-97 me plot 43 pikë të fenomenit të saj, gjatë një sfide ku për një kohë të gjatë pa spektrin e një disfate që do ta çonte avantazhin e Celtics në 3-1, një rezultat që vetëm një skuadër në gjithë historinë e NBA ja ka dalë ta përmbysë. Boston Celtics, para publikut të tyre hedhin tej një shans të artë. Në fakt në pjesën e parë dha një ndjesi të qartë superioriteti, të ruajtur madje dhe në periodën e tretë , kur Curry ngriti edhe më tej nivelin e tij stratosferik, për t’i ridhënë oksigjen Golden State, duke bërë pastaj diferencën në të katërtën. Të hënën në San Francisco rinis gjithçka nga 2-2 dhe sido që të shkojë Finalet kthehen të premten e ardhshme në Boston, për faj apo për meritë gjithmonë të Curry.

FENOMENI

Steph bëri fenomenin. Shpëtoi Golden State, ja doli të bënte të heshtnin butë e publikut të shtëpisë për ti futur frikën. Për segmente të tëra ishte një sfidë Curry-Celtics më shumë se sa Warriors-Celtics. Kjo pasi Golden State për 3 perioda nuk ishte skuadër, por një “one man show”. Nuk ndihmoi zgjedhja e Kerr për të futur Porter në pesëshe në vend të Looney, për të cilin trajneri u pendua që pas pesë minutash, sulmi nuk ishte kërcënues si zakonisht dhe mbrojtja u zgjua vetëm në periodën e katërt. Gjithcka varej nga Curry, që u tregua një fenomen i vërtetë, një kometë Halley që kur kalon vetëm admirohet, nuk u tërhoq kurrë pas, pavarësisht ulërimave të TD Garden, dhe luajti një ndeshje epike. Ishte pikërisht motivi sepse Warriors kishin ende një shans në periodën e katërt, kur me rizgjimin e Thompson që realizoi 8 nga 18 pikët e tij, dhe mbrojtjen që neutralizoi sulmin e Celtics, Golden State shënoi një rezultat të pjesshëm 14-3 me të cilin fitoi praktikisht ndeshjen. Green ishte sërish me oshilacione, ndërsa X-Factor i vërtetë ishte Wiggins me 17 pikë dhe 16 rikuperime.

SHANSI I HUMBUR

Boston i kishte vënë Warriors me shpatulla për muri, por nuk ja doli ti hidhte në tapet, pasi pësoi goditjet e Curry. Steph çoi në krizë mbrojtjen, që nuk kuptoi asnjëherë se si ta ndalte, dhe bëri që të ngecte dhe sulmi. Jayson Tatum që në fillim shpërtheu, e mbylli me 23 pikë dhe një rekord të keq, 8/23 në gjuajtje. Jaylen Brown me 21 pikë u ndal në 9/19. Boston humbi 55-42 në duelin e rikuperimeve, me Robert Williams që nga një mur i pakalueshëm çuditërisht u rrëzua. Marcus Smart shkëlqeu vetën në periodën e katërt, Derrick White në finale shëtiti fanellën. Udoka para ndeshjes kishte thënë se për Celtics kjo ishte një sfidë si gjithë të tjerat, por presioni i të qenit në finale, i një publiku shumë të nxehtë që ëndërron me sy hapur titullin e 18-të u ndie. Në vend që të udhëtojë drejt San Franciscos me një avantazh të madh, Boston shkon në Kaliforni duke pyetur veten se çfarë ndodhi.

NDESHJA

Curry me 12 pikë në periodën e parë tregoi menjëherë se e kishte lënë pas dëmtimin në sfidën e tretë, Tatum duke shënuar po kaq tregoi se Celtics ishin gati. Rezultati 28-27 për Bostonin në sirenën e parë ishte konseguenca e një trepikëshi në fund nga Grant Williams, rezultati 54-49 në pushim ishte konseguenca e një marshi më shumë nga të zotët e shtëpisë. Golden State shpresonte në spektaklin e zakonshëm të periodës së tretë , por përkundrazi hasi sërish vështirësi, i mbajtur në lojë vetën nga madhështia e Curry që me 14 pikë i dhuroi miqve, avantazhin 79-78 në rënien e sirenës. Boston dukej se mund ta kontrollonte ndeshjen në 6 minutat e para të periodës së katërt, por Curry rriti edhe më tej nivelin, dhe lançoi rezultatin e pjesshëm 14-3 falë të cilin Golden State e bënë ndeshjen të tyren. Finalet, falë tij rikthehen në barazim.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...