Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Curva Nord” letër Lukakut, mbron tifozët e Cagliarit

Tifogrupi ultras i Interit “Curva Nord” i ka dërguar një letër të hapur sulmuesit belg të zikaltërve, Romelu Lukaku, ku e ka sqaruar për incidentin e ndodhur mbrëmjen e të dielës në Sardenja, në ndeshjen mes Cagliarit dhe Interit.

Lukaku hasi në thirrje raciste në momentin që po përgatitej të gjuante penalltinë përballë vendasve, por tifogrupi i Interit u ka dalë në mbrojtje tifozëve sardë, duke sqaruar belgun se nuk bëhet fjalë për sjellje raciste, por thjesht një mënyrë për të shpërqendruar kundërshtarin.

Përshëndetje Romelu!
Të shkruajmë ne të Curva Nord, po ata që dolën e të pritën në aeroport, për të të uruar mirëseardhjen ditën që zbrite në Milano.
Na vjen keq shumë që ti kujtove se gjithë sa ndodhi në Cagliari, ishte racizëm. Italia nuk është si shumë vende europiane, ku racizmi është një problem i vërtetë. Ndoshta mund të duket ashtu, por jo, këtu nuk ka racizëm. Ne në Itali përdorim sjellje të caktuara jo për racizëm, por thjesht për të ndihmuar skuadrën tonë. Pra tentojmë të nervozojmë kundërshtarin për ta shtyrë të gabojë, por jo se jemi racistë.

Ne jemi një tifozëri multietnike dhe kemi mirëpritur gjithmonë futbollistë nga vende e kombësi të ndryshme, por edhe ne kemi përdorur mënyra të ngjashme ndaj kundërshtarëve dhe ndoshta do ta bëjmë sërish në të ardhmen. Nuk jemi racistë, ashtu siç nuk janë as tifozët e Cagliarit. Duhet të kuptosh se në Itali njerëzit bëjnë tifo për skuadrat e tyre, por edhe kundër kundërshtarëve të tyre, dhe kjo jo për racizëm, por për të ndihmuar skuadrën.

Të lutemi ta marrësh këtë sjellje të tifozërisë italiane, si një formë respekti për faktin se i tremben golave që mund të shënosh, dhe jo sepse të urrejnë apo janë racistë. Racizmi është diçka krejt tjetër dhe këtë e dinë mirë të gjithë tifozët italianë. Kur thoni që racizmi është një problem që duhet të luftohet në Itali, gjithçka bëni është që inkurajoni shtypjen e të gjithë mbështetësve, përfshirë edhe tuajët dhe të ndihmoni në ngritjen e një problemi që nuk është i pranishëm këtu ose të paktën nuk perceptohet si në shtetet e tjera.

Ne jemi shumë të ndjeshëm dhe gjithëpërfshirës me të gjithë. Mund të garantojmë që midis nesh ka vizitorë të racave dhe prejardhjeve të ndryshme që ndajnë këtë mënyrë të provokimit të lojtarëve kundërshtarë të Interit, edhe kur këta të fundit janë të së njëjtës racë ose origjinë gjeografike. Ju lutemi ndihmoni të sqaroni se çfarë është në të vërtetë racizmi dhe që tifozët italianë nuk janë racistë.

Lufta kundër racizmit të vërtetë duhet të fillojë në shkolla, jo në stadiume, pasi tifozët janë thjesht tifozë dhe veprojnë ndryshe në stadium dhe ndryshe në jetën reale. Të jeni të sigurt që ato që ata thonë ose bëjnë ndaj një lojtari të zi kundërshtar, nuk janë ato që ata do të thoshin ose bënin në jetën reale. Përkrahësit italianë nuk do të jenë perfektë, por megjithëse ne e kuptojmë zhgënjimin që disa shprehje mund të krijojnë për ju, ato nuk përdoren për qëllime diskriminuese. Edhe një herë … MIRE SE VINI ROMELU ”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...