Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cutrone dygolësh, Milani shpërthen 0-4 ndaj Spalit

Patrick Cutrone ia shpërblen më një dygolësh besimin Ivan Gennaro Gattusos, që e aktivizoi titullar të riun në majë të sulmit në transfertë me Spalin. Kuqezinjtë fituan me rezultatin e thellë 0-4, pasi për “Djallin” realiuan gjithashtu Biglia e Borini, por sigurisht merita kryesore shkon për 20-vjeçarin.

Pa u mbushur 2 minuta nga starti i takimit, Cutrone, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur e bëri të pavlefshme ndërhyrjen e portierit Meret.

Golin e sigurisë për Milanin e shënoi i njëjti autor në minutën e 65-të, thuasjë në të njëjtën mënyrë, duke ndjekur aksionin dhe shtyrë drejt rrjetës topin e mbetur në zonë pas ndërhyrjes së portierit.

Golin e tretë e shënoi Lucas Biglia në të 73-ën, pasi përfitoi nga një gabim i portierit dhe mbrojtjes në rinisjen e aksionit, ndërsa rezultatin 0-4 e vulosi Borini në minutën e fundit të kohë së rregullt.

Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Spal mbetet në zonën e ftohtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...