Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cutrone i heq fitoren Veronës në shtesë, Sampdoria përmbys Udinesen

Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani vijojnë paraqitjet pozitive në radhët e Veronës në Serinë A. Dy mbrojtësit shqiptarë luajtën titullarë në barazimin 1-1 në fushën e Fiorentinës, që e shmangu humbjen vetëm në minutën e 6-të shtesë me golin e Cutrones, ndërsa që në minutën e 18-të për miqtë kishte shënuar Faraoni. Kujtojmë se Kumbulla Kërkoi zëvendësimin në minutën e 78-të për arsye fizike dhe ia la vendin Empereur.

Derbi i Emilia-Romagnas mes Parmës dhe Bolognas përfundoi 2-2. Koha e rregullt u mbyll me epërsinë e dyfishtë të skuadrës së drejtuar nga Mihajlovic, për të cilën shënuan që në fillim të pjesës së parë Danilo dhe Soriano, por në kohën shtesë kthyen baraspeshën në rezultat Kurtis dhe Inglese.

Sfidën e mbijetesës me Udineses dhe Samdorias e fitoi ekipi gjenovez me përmbysje me rezultatit 1-3. Lasagna i dha epërsinë e përkohshme ekipit friulan në minutën e 37-të, por Quagliarella në fundin e pjesës së parë si dhe Bonazzoli dhe Gabbiadini në fraksionin e dytë përmbysën shifrat, me Sampdorian që parakalon në renditje pikërisht Uidinesen, ndonëse kanë grumbulluar nga 35 pikë.

Mbyllet 0-0 takimi mes Cagliarit dhe Lecces, ndërsa më herët Genoa mposhti 2-0 SPAL-in me gola të Pandev dhe Schones (Falque humbi 11-metërsh).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...