Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cvitanovic: Eliminimi nuk do të ishte tragjedi

Nervoz dhe aspak i qetë. Sinjale këto që të bëjnë të kuptosh se trajneri Dinamos së Zagrebit i trembet jo pak Skënderbeut. Nga salla e konferencave për shtyp në stadiumin Elbasan Arena, Mario Cvitanovic theksoi se një eliminin i mundshëm në play-offin nga skuadra shqiptare, nuk do të ishte tragjedi për Dinamo Zagrebit që në këtë takim të kthimit duhet të shënojë patjetër një gol për të tentuar kualifikimin.

“Në futboll nuk ka tragjedi, tragjeditë ekzistojnë vetëm në jetën private, futbolli është një sport i bukur dhe duhet shijuar por cfarëdo që të ndodhë gjatë një ndeshjeje, kurrësesi nuk mund të konsdirohet një tragjedi. Krahasuar me ndeshjen e parë ne duhet të vendosemi më mirë në fushë, të luajmë më mirë dhe të fitojmë. Nuk e kemi marrë lehtë Skënderbeun në ndeshjen e parë të jeni të sigurtë për këtë. Megjithatë objektivi ynë është që në këtë ndeshje të kthimit të bëjmë një paraqitje shumë herë më të mirë, pasi kemi ardhur këtu për të kaluar turin dhe për tu kualifikuar në grupet e Europa League”.

Cvitanovic ish lojtar i Dinamos së Zagrebit është vetëm në fillimet e karrierës së tij si trajner dhe ka dicka më shumë se një muaj që është emëruar në krye të gjigandëve kroatë. 42-vjecari është vënë në qëndër të vëmendjes nga mediat kroate që ndryshe nga trajneri do ta cilësonin një tragjedi të vërtetë eliminin e Dinamos nga Skënderbeu. Në stërvitjen e fundit nga Elbasan Arena përpara sfidës së kësaj të Enjteje u ripa sulmuesi algjerian Soudani, i cili është riaftësuar dhe pritet ta nisë takimin si titullar, ndërkohë nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Shqipëriësë, ylli Ante Coric i cili ka probleme me trajnerin Cvitanovic dhe do të jetë mungesa e madhe e Dinamos ndaj Skënderbeut. Numri 1 i stolit të skuadrës nga Zagrebi nuk foli për cështjen Coric, ndërkohë që nënvizoi se kjo sfidë ndryshon shumë nga ajo e dy viteve më parë.

” Unë nuk flas për individë të vecantë, flas vetëm për skuadrën. E kam thënë edhe në konferencë përpara ndeshjes së parë, të dyja ndeshjet nuk mund të jenë njësoj dhe mund të ndryshojnë nga njëra tjetra. Kanë kaluar dy vjet nga ajo sfidë mes nesh dhe Skënderbeut dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, futbollistët nuk janë po të njëjtët dhe sfida e kësaj të Enjteje është një tjetër histori”.

Dinamo e Zagrebit e sfidon Skënderbeun me një futbollist shqiptar. Në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Cvitanovic ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani i cili e konsideron si një privilegj në aspektin personal këtë përballje dhe shpreson të luajë.

Më pas Rrahmani e quajti thjeshtë një keqëkuptim të mediave, një intervistë të dhënë nga ai përpara ndeshjes së parë, ku thuhej se sipas mbrojtësit të Kosovës, Skënderbeu nuk kishte asnjë shans për tu kualifikuar në grupet e Europa League.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...