Kategoria Superiore

Daja: 50% shanse për të fituar me Vllazninë, por nuk vendos kampionatin

Superiorja rikthehet në skenë pas pauzës për shkak ë ndeshjeve të kombëtareve dhe siparin e javës së 26-të e ngre kryendeshja Vllaznia-Partizani. Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme foli në konferencë për shtyp trajneri Partizanit, Ilir Daja, që sheh 50% mundësi që të kuqtë të triumfojnë në “Loro Boriçi”.

“Do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë dhe është në vendin e parë. Duke qenë se përballen dy ekipe që ndahen nga vetëm dy pikë, shanset janë 50 me 50. E kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mire, sepse do të fitonim me Vllazninë.”

Pauza e kampionatit: “Kemi marrë më shumë energji, duke përfituar nga pushimi. Na ka bërë mirë, sepse do të futemi me ritëm, duke parë energjitë e rikuperuara. Është java e parë që kemi patur pushim që kur ka filluar kampionati dhe luhatjet janë ndier në çdo ekip. Ndeshjet do të jenë të luftuara, do të ketë ulje-ngritje, gabimi nuk na shkon, sepse ka dhe 11 javë për tu luajtur.”

Grupi, i plotë: “Kontigjenti është i plotë. Është rikthyer Ferhan Hasani, ndërsa Dominguez, përshkak të distancës me vendin tone, nuk është, sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri.”

Procesi i rinovimeve: “E kemi shtyrë vetë procesin. Një ekip, si Partizani, duhet të mbajë 80% të grupit, sepse duhet ta çojmë këtë grup më tej. Në bazë të paraqitjeve, ky Partizan duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta nuk është momenti i rinovimeve, sepse duhet ta bëjmë në një kohë të gjithë bashkë. Në Shqipëri, po firmose, e merr vesh gjysma e shtetit, prandaj kemi vendosur të dëgjojmë kërkesat e lojtarëve dhe më pas të shkojmë drejt rinovimeve. ”

Gjendja e Ferhan Hasani: “Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të na japë ndihmë, sepse ka shumë vlera.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency