Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Arbitrimi na ka dëmtuar, sot mund të bënim më mirë

Skënderbeu la dy pikë në Vlorë përballë Flamurtarit, ndërsa trajneri Ilir Daja, në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pranoi se korçarët duhet ta kishin menaxhuar më mirë lojën, për të marrë fitoren.

Ndeshje e çuditshme, ku mund të fitonit, por edhe të humbnit…
E drejtë, bëmë një pjesë të parë ku shpërdoruam shumë, deri kur pësuam. Mund të shënonim shumë, por humbëm përqendrimin para portës, apo u nxituam më shumë se duhet. Në të dytën humbëm ekuilibrat dhe mund të pësonim, por edhe të fitonim. Ta fillosh lojën aq mirë, të kalosh në avantazh e të kesh raste, nuk e di pse ndodh kjo në fundin e pjesës të parë. Mund të shkonim në dhoma me një avantazh që do na jepte qetësi më të madhe.

A është Otto John sulmuesi më me fat që keni trajnuar, pasi në çdo ekip do kishte përfunduar në tribunë me aq raste të humbura…
Do ta ndaja gjykimin mbi Otto John. Pozitiv është fakti që del para portës, e dyta është ajo që thoni ju. Moshën e ka të re dhe 90 minutat i luajti sepse nuk kisha me kë ta ndërroja. Duke tentuar ta fitonim ndeshjen, luajti 90 minuta. Shpërdoron, por është një lojtar që ka vlera dhe duhet pritur pak që t’i shfaqë.

Vazhdoni të penalizoheni nga arbitrimi… Çfarë e mban Dajën, në një klub pa perspektivë?
Nuk po merrem me kundërshtarët, por edhe në moviolat e ndryshme, më bën përshtypje se në disfavorin tonë ka gola të mohuar, e penallti të pa dhëna. Kjo pjesë po bëhet si vazhdë. Skënderbeu është po ai Skënderbe që ka qenë dhe dalim në fushë të respektojmë kampionatin. Edhe në ndeshje të rëndësishme që kemi pasur me kundërshtarë për titull, jemi arbitruar nga arbitra që nuk kanë eksperiencën e duhur. Këtë nuk e kam për sot, pasi ishte një djalë që u mundua të kontrollonte lojën, por në çdo ndeshje faqja e kronikës është në dëmin tonë. Ajo që më mban te Skënderbeu, pavarësisht çfarë momenti kalon, është se jam te ekipi që në dekadën e fundit i ka dhënë tonin kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...