Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Barazim i drejtë, Sukaj ende jashtë formës fizike

Barazimi në Gjirokastër ishte rezultati më i drejtë. E pranon këtë verdikt të fushës trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, që vlerësoi edhe lojën që zhvilloi skuadra vendëse.

Jeni i kënaqur nga pika e marrë në Gjirokastër?

Rezultati më i drejtë ishte barazimi, sepse kishim një skuadër shumë të motivuar përballë. Komplimente dhe kolegut. Jemi të kënaqur, pasi barazimi ishte i drejtë.

Pse zgjodhët të mbanit Mustën në krahun e djathtë?

Donim të shfrytëzonim Mustën qoftë në presionin ndaj mbrojtësit, qoftë dhe hyrjet nga qendra. Plus ishte e vetmja pikë që mund të luanim në ajër.

Kur do jetë Sukaj gati?

Sukaj ka bagazh shumë të mirë si lojtar, por nuk ka një formë të mirë fizike. I vonova shumë ndërrimet, pasi kishte shumë pika të dyshimta në bazë të energjive që kishin. Kishim dhe një stol me pak eksperincë, pasi ekipi kishte një farë ekuilibri në lojë.

Menduat se mund ta humbnit ndeshjen?

Kishim një kontigjent të limituar. Madje kemi pasur dhe shumë ndeshje javët e fundit. Ndikoi shumë dhe gjendja fizike ndaj nuk patëm ritëm.

Për çfarë lufton sot Flamurtarit?

Kemi ende shpresë për Europën, pasi nuk jemi larg. Në Shqipëri nuk mund të bësh një projekt në dinamikë. Nuk po luftonim që t’i shpëtonim zonës së ftohtë, por që t’i afroheshim grupit mbi ne. Asnjëherë nuk kë mundësi të tërhiqesh pas në kohë. Do të vazhdoj deri në fund për objektivat me suportin e të gjithëve dhe të stafit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...