Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Barazimi më kënaq, nuk meritonim më shumë!

Një barazim që lë të kënaqur trajnerin e Flamurtarit Ilir Daja i cili në prononcimin e tij për Supersport në fund të sfidës ndaj Laçit nuk e fshehu faktin që vlonjatët nuk merituan më shumë se një pikë në transfertën kurbinase.

Sa i kënaqur je me këtë pikë?

Me atë që prodhuam në fushën lojës, jemi të kënaqur me barazimin. Ka pasur kontrollin e territorit Laçi. Me lojtarët që kemi pasur në dispozicion, kemi bërë atë që duhej. Në fund fare sot jemi të kënaqur me barazimin. Nuk meritonim më shumë.

Do ta sulmoni Europën?

Po normal. Ndodhemi në një pozicion që jo vetëm matematika na lejon, por edhe diferencat na i lejojnë. Kemi dhe tre javë për ndeshjen e rradhës. Me rikthimin e Bathës, do ta synojmë objektivin.

Sulmi me dy ishte zgjedhje taktike? Rrapaj?

E filluam me dy sulmuesa për të sulmuar më shumë. Donim të merrnin sa më shumë nga Sukaj, Ribajin e spostuam, pasi ka bërë sakrificë dhe e falenderoj. Batha na i bëri pak më të vështirë me mungesën e tij. Nuk e kemi kërkuar drejt shfrytëzimin e tyre.

Rrapaj ka një personalitet të madh, pavarësisht mungesës së eksperiencës

Sa mendoni Europën dhe sa mundësi ka ekipi?

Klasifikim dhe diferenca për ekipet e zonës së Europës na i lejon ta bëjmë. Kontigjentin nuk e kemi të plotë edhe pse janë djem të rinj.

Do i bëjnë mirë Flamurtarit këtë të rinj?

Këta të rinj janë stërvitur me ekipin e parë që në verë. Janë lojtarë me cilësi të mira individuale,. Minutazhi që marrin ndihmon ata dhe ne në të ardhmen. Nesër mund të jenë pjesë e fortë e së ardhmes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...